La Liga, 1 miliard euro transfere për vetëm dy javë - Bota Sot
La Liga, 1 miliard euro transfere për vetëm dy javë

Futboll

La Liga, 1 miliard euro transfere për vetëm dy javë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:09
Joao Felix

Sivjet futbollit spanjoll do të hyjë në histori për transferet me shuma marramendëse.

Këto shuma arrijnë vlerën 1 miliard euro, në vetëm dy javët e para të afatit kalimtar.

La Liga mund të mburret se ka kryer deri tani gjashtë transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar të verës: Joao Felix (126 milionë), Griezmann 120, Hazard 100, De Jong 75, Jovic 60 dhe Militao 50.

Real Madrid i prijnë listës për shpenzimet më të mëdha deri më tani.

Mbretërit kanë shpenzuar hiç më pak se 303 milion euro për Hazard, Militão, Mendy, Joviç dhe Rodrygo. Tani synim kanë edhe blerjen e Paul Pogba nga Manchester United.

Keq nuk ja ka lënë as Barcelona me 221 milionë të shpenzuara. Blerja e mundshme e Neymar do ta rriste ndjeshëm këtë shifër, ashtu si Atlético (206.5), nëse arrin të firmosë me Jamesin kolumbian (mban rekordin me Joao Felix, që është deri tani blerja më e shtrenjtë e verës).

Në total, Real Madridi, Barça dhe Atlético kanë shpenzuar 730 milionë, pra 70 përqind të totalit. Sevilla, përsëri me Monchin në komandë, ka shpenzuar pothuajse 100 milionë, ndërsa Valencia 63 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...