Zyrtare: Prishtina nënshkruan me talentin gjakovar

Futboll

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me talentin gjakovar

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:29
Art Maloku

Prishtina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin gjakovar, Art Malokun, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

18-vjeçari ka qenë startues i padiskutueshëm i ekipit të Vëllaznimit dhe ka luajtur çdo ndeshje në stinorin pranveror.

Maloku ka qenë gjithashtu pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa luan edhe si mbrojtës krahu.

Ky është njoftimi i klubit ‘bardhekaltër’:

“Prishtina ka arritur akordin me talentin gjakovar 18 vjeç, Art Maloku, i lindur më 21.12.2000, të vishet bardhekaltër. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror me Vëllaznimin. Ndërsa, ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës. Maloku, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mbrojtës krahut

Normalisht, kam qenë si i befasuar dhe i mrekulluar me interesimin e Prishtinës. Pa dyshim që pranova ofertën që të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Shpresoj dhe besoj shumë të imponohem dhe të tregoj aftësitë e mia. Pa dyshim, falënderoj shumë familjen e posaçërisht babën që më ka qëndruar afër në mbështetje. Shpresoj shumë se do të realizoj ëndrrën”, ka thënë Maloku me rastin e nënshkrimit të kontratës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat