Zyrtare: Milos Krkotic transferohet tek Feronikeli - Bota Sot
Zyrtare: Milos Krkotic transferohet tek Feronikeli

Futboll

Zyrtare: Milos Krkotic transferohet tek Feronikeli

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:41
Milos Krkotic

Skuadra e Feronikelit ka zyrtarizuar transferimin e radhës në merkaton e verës.

Klubi ka njoftuar në rrjetin social, Facebook për transferimin e mesfushorit, Krkotic.

Krkotic është lojtar i kombëtares së Malit të Zi.

Më poshtë keni njoftimin e kampionit:

“Feronikeli ka bërë përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Malit të Zi, Krkotic.

Krkotic, pozicionin natyral e ka mesfushor qëndror, por i aftë të luajë edhe në krahun e majtë.

Milos Krkotic më parë ishte edhe pjesë e KF Kukësit, në Superioren e Shqipërisë”, ka njoftuar klubi i Feronikelit në rrjetin social, Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...