Real Madridi nuk pranon të paguajë 70 milionë euro për Eriksenin

Futboll

Real Madridi nuk pranon të paguajë 70 milionë euro për Eriksenin

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 00:28
Christian Eriksen

Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen, mund të mbetet edhe për një edicion pjesë e Tottenhamit, kanë raportuar të hënën mediume të ndryshme.

Pas përfundimit të edicionit, Eriksen njoftoi ekipin anglez se dëshiron të largohet për një sfidë të re.

Real Madrdidi ka qenë i interesuar ta transferojë në radhët e veta danezin, por janë tërhequr për shkak të çmimit të kërkuar nga Tottenhami prej 70 milionë eurosh e po ashtu edhe pas ardhjes së Eden Hazardit dhe Luka Joviqit.

Mesfushori i Kombëtares së Danimarkës me ekipin nga Londra, ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat