Lampardi e konfirmon të ardhmen e yllit të Chelseat

Futboll

Lampardi e konfirmon të ardhmen e yllit të Chelseat

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:17
Frank Lampard

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e ka bërë të qartë se e dëshiron ta mbajë në ekip sulmuesin e tyre, Callum Hudson-Odoi.

Lampard ka thënë se dëshiron që Chelsea të bëjë kontratë të re me anglezin.

“Dua që Callum të qëndrojë në Chelsea. Ai është një lojtar, i cili ka ardhur nga akademia. Ai mund të bëhet lojtar i madh. I gjithë klubi duam që ai të qëndrojë. Mendoj se ai e di që unë dua që të ketë sa më shumë sukses, pasi ka një të ardhme të mirë”, deklaroi Lampard.

Ai tha se disa lojtarë të ri kanë nënshkruar kontrata me Chelsean dhe anglezi do të nënshkruajë muajin tjetër ose në fillim të sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat