Dobësohet Atalanta, partneri i Gjimshitit shitet në Serie A - Bota Sot
Dobësohet Atalanta, partneri i Gjimshitit shitet në Serie A

Futboll

Dobësohet Atalanta, partneri i Gjimshitit shitet në Serie A

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:28
Atalanta

Gianluca Mancini është thuajse zyrtarisht lojtar i Romës.

Atalanta ka pranuar ofertën e ardhur nga klubi roman dhe palët janë duke mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes. Zikaltrit do ta japin në huazim qendërmbrojtësin për 2 milionë euro, ndërsa sezonin e ardhshëm Roma është e detyruar për ta blerë për 19 milionë euro dhe 5 të tjera do të jenë formën e bonuseve.

Në total është një operacion me vlerë 26 mln euro dhe Atalanta humbet një nga lojtarët më premtues dhe titullar. Të mërkurën (nesër) është caktuar data e vizitave mjekësore dhe kështu Mancini bëhet pasuesi i Kostas Manolas, që u largua tek Napoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...