Abedini i bashkohet Wil-it - Bota Sot
Abedini i bashkohet Wil-it

Futboll

Abedini i bashkohet Wil-it

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:16
Abedini i bashkohet Wil-it

Futbollisti shqiptar, Eris Abedini, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë klubit të FC WIL.

Abedini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin e Wil. Mesfushori nga Kosova sezonin e kaluar ishte pjesë e Winterthuri në formë huazimi nga Lugano, skuadër me të cilën shkëlqeu.

Talenti 20 vjeçar i lindur në Sorengo të Zvicrës bëri 23 paraqitje në të gjitha garat edicionin e kaluar, duke arritur të shënojë një gol dhe ta dhurojë një asistimm shkruan insporti.

Pozita e tij e preferuar në fushë është si mesfushor qendror, ndërkaq vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 600 mijë euro. Në nivel ndërkombëtar, Abedini ka përfaqësuar më parë grupmoshat U-19 dhe U-20 të Zvicrës, por tani ka zgjedhur të luajë për Kosovën, respektivisht grupmoshën U-21, me të cilën ende nuk ka debutuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...