Griezmann premton zbavitje, çfarë fjalësh magjike për Messin - Bota Sot
Griezmann premton zbavitje, çfarë fjalësh magjike për Messin

Futboll

Griezmann premton zbavitje, çfarë fjalësh magjike për Messin

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:18
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është ndalur të flasë për televizionin e Barcelonës menjëherë sapo mbylli seancën e parë stërvitore me katalanasit.

Pa dyshim në fjalën e tij nuk kishte si të mungonte vlerësimi me fjalë të mëdha për Lionel Messin.

“Ai është numri një në futboll, ashtu siç është LeBron në basketboll. LeBron është imazhi i basketbollit dhe i NBA-së. Në të njëjtën mënyrë është edhe Messi, imazhi i futbollit. Ka diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka që ndodh një herë në 30 vjet”, tha Griezmann.

Francezi premtoi se do të japë më të mirën dhe do të argëtohet me skuadrën: “Ne do të kënaqemi, brenda dhe jashtë fushe, për këtë erdha këtu. Do të jap kontributin tim në çdo mënyrë të mundshme. Tani mendoj se si do të luaj në sy të tifozëve tanë. Unë jam ndër ata që lë gjithçka në fushë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...