De Laurentiis kundër Ancelotti: Nuk paguaj asnjë qindarkë për atë lojtar - Bota Sot
De Laurentiis kundër Ancelotti: Nuk paguaj asnjë qindarkë për atë lojtar

Futboll

De Laurentiis kundër Ancelotti: Nuk paguaj asnjë qindarkë për atë lojtar

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:13
Carlo Ancelotti dhe Aurelio De Laurentiis

E përditshmja italiane “Tuttosport” konfirmon se transferimi i sulmuesit kolumbian James Rodriguez nga Real Madrid te skuadra e Napolit duket i pamundur. Ai që ka mbyllur dyert e këtij transferimi është presidenti Aurelio De Laurentiis, që është kundër ardhjes së kolumbianit edhe pse trajneri Carlo Ancelotti e kërkon me ngulm.

De Laurentiis ka bërë me dije se ai e dëshiron Rodriguez vetëm në formë huazimi , duke paguar 10 milionë euro, pa të drejtë blerje pas një viti. Ai është gati t’i paguajë edhe rrogën prej 6.5 milionë euro të lojtarit, por asnjëherë të paguajë një shumë prej 60 apo 70 milionë eurosh për të, për të blerë 100% të kartonit.

Kjo deklaratë e presidentit napoletan duket se është edhe një kërcënim për skuadrën “merengues”, që është e detyruar të shesë me çdo kusht për të rikuperuar bilancin. De Laurentiis ka një marrëveshje verbale me menaxherin e lojtarit, Javier Mendes, por mungon ajo me skuadrën madrilène, që nuk heq dorë nga pretendimet e saj financiare.

Në këtë mënyrë, De Laurentiis është gati të paguajë këtë shumë për një lojtar tjetër, që mund t’i garantojë 20-30 gola në sezon. Ggjithsesi, Napoli është ende në pritje dhe nuk dëshiron të bëjë asnjë lëvizje tjetër pa u siguruar 100% se James Rodriguez nuk vjen. Nga ana tjetër, Reali nuk ka shumë alternativa, pasi nuk dëshiron t’ia shesë lojtarin Atletico Madrid, rival në La Liga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...