Griezmanni lavdëron Messin

Futboll

Griezmanni lavdëron Messin

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:57
Antonie Grienzman

Antoine Griezmanni është duke i shijuar ditët e tij të para si lojtar i Barcelonës dhe në një intervistë për kanalin televiziv të klubit katalonas, ai e bëri një krahasim interesant mes Lionel Messit dhe LeBron Jamesit.

Francezi e theksoi se sportistët si Lionel Messi dhe Lebron James janë të rrallë dhe vijnë vetëm një herë në një gjeneratë, si dhe e theksoi mënyrën se si njerëzit e shohin të gjithë sportin përmes një individi.

“Ai është numri një në futboll, ashtu siç është LeBron në basketboll. LeBron është imazhi i basketbollit dhe i NBA-së. Në të njëjtën mënyrë është edhe Messi, imazhi i futbollit”, u shpreh Griezmanni.

“Ka diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka që ndodh një herë në 30 vjet”, shtoi francezi.

Francezi premtoi se do të japë më të mirën dhe do të argëtohet me skuadrën e tij gjatë sezonit të ardhshëm

“Ne do të kënaqemi, brenda dhe jashtë fushe, për këtë erdha këtu. Do të jap kontributin tim në çdo mënyrë të mundshme. Tani mendoj se si do të luaj në sy të tifozëve tanë. Unë jam ndër ata që lë gjithçka në fushë”, përfundoi Griezmanni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat