Jo vetëm blerje, një super lojtar rrezikon të largohet nga Juventusi - Bota Sot
Jo vetëm blerje, një super lojtar rrezikon të largohet nga Juventusi

Futboll

Jo vetëm blerje, një super lojtar rrezikon të largohet nga Juventusi

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 00:03
Juventusi

Sonte në mbrëmje, Juventusi ka marrë edhe lojtarin më të ri. Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, i cili ka ardhur nga Ajaksi dhe është bashkuar me bardhezinjtë.

Mirëpo, kampionët e Italisë rrezikojnë të humbin një yll. Sikurse raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për Moise Kean, për të cilin ka një interes shumë të madh nga Borussia Dortmund, apo edhe Ajaksi por e mendon diçka të tillë.

Për shërbimet e sulmuesit, Juventusi kërkon një shifër prej 40 milionë eurosh dhe mbetet për t’u parë nëse kjo do të arrihet me sukses nga ndonjë klub në Europë, apo drejtuesit e klubit do të ulin çmimin e shtatlartit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...