Arsenali në bisedime me Realin për mesfushorin spanjoll

Futboll

Arsenali në bisedime me Realin për mesfushorin spanjoll

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:33
Dani Ceballos

Arsenal është në bisedime me Real Madridin për një transferim të mundshëm për Dani Ceballos.

Ka pasur interesim në mesfushorin ofanziv nga klubet e Premierligës këtë verë, me Tottenhamin që mendohej se ishte destinacioni i tij më i mundshëm.

Por Arsenal është fare pranë marrëveshje për 22-vjeçarin dhe bisedimet për një huazim njëvjeçar janë duke përparuar.

Trajneri i Arsenalit Unai Emery është një tifoz i Ceballos, i cili dëshiron të luajë në një ekip ku i garantohet minutazhi.

‘Los Blancos’ ende nuk janë pajtuar për marrëveshjen, por pritet të ndodh shumë shpejtë pasi as Zinedine Zidane nuk do ta pengojë këtë lëvizje.

Ndërkohë, paraprakisht Ceballos – i cili shkëlqeu në Kampionatin Evropian U21 – refuzoi kalimin te Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat