Newcastle e emëron Steve Bruce në pozitën e trajnerit, skuadra e Nuhiut mbetet pa trajner

Futboll

Newcastle e emëron Steve Bruce në pozitën e trajnerit, skuadra e Nuhiut mbetet pa trajner

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:37
Steve Bruce

Newcastle e ka emëruar Steve Bruce në pozitën e trajnerit të skuadrës së tij. Bruce nënshkroi kontratë trevjeçare me Newcastle, duke e lënë në të kaluarën e tij Sheffield Wednesdayin dhe Atdhe Nuhiun.

Ish-trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, 58-vjeçar, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Sheffieldit të hënën, pas negociatave me klubin anglez gjatë fundjavës.

Newcastle ka qenë pa trajner që nga qershori, kur Rafael Benitezi u largua pasi që i përfundoi kontrata me klubin. Ai nuk pranoi të nënshkruajë kontratë të re pasi që u shpreh se klubi nuk e ndante të njëjtin vizion me të.

Në anën tjetër, Bruce ka qenë tifoz i Newcastleit që nga fëmijëria, pasi që ai edhe kishte lindur në atë qytet.

“Kemi një sfidë të madhe para vetes, por kjo është një sfidë që unë dhe stafi im mezi po e presim. Ky është klubi im i fëmijërisë dhe ishte klubi i babait tim, kështu që ky është një moment shumë i veçantë për mua dhe familjen time”, tha Bruce.

Nuhiu nuk e pati besimin e trajnerit Bruce, që nga emërimi i tij në pozitën e trajnerit. Ai preferoi ta linte kosovarin në bankën rezervë, mirëpo Nuhiu e dëshmoi rëndësinë e vet disa herë në minutat e paktë të lojës që i pati sezonin e kaluar.

Nuhiu i zhvilloi 34 ndeshje sezonin e kaluar, prej të cilave vetëm 14 ishin në formacionin e parë. Ai kontribuoi me katër gola dhe me dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat