United i ‘lë topin’ Interit, ja çfarë ka bërë me Lukakun

Futboll

United i ‘lë topin’ Interit, ja çfarë ka bërë me Lukakun

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:29
Romelu Lukaku

Manchester United e ka lënë sërish jashtë një ndeshje miqësore Romelu Lukakun, duke lënë topin në anën e Interit.

Lukaku ishte injoruar tërësisht në fitoren 2-0 të United ndaj Perth Glory javën e kaluar dhe ai përsëri nuk është as edhe një zëvendësues kundër Leeds United.

Megjithatë, justifikimet e para janë se belgu ka pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje.

Sipas korrespondentit të Premierligës të Het Laatste Nieuws, Kristof Terreur, megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ janë ‘duke pritur’ që Interi të kthehet me një ofertë të përmirësuar.

AS njoftoi të martën se ‘Nerazzurët’ ishin të gatshëm për të përmbushur çmimin e kërkuar prej 80 milionë euro, por Sky Sport Italia pretendon se ekipi zikaltër nuk do të jap më shumë se 60 mln euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat