Elseid Hysaj sipas së gjitha gjasave do të largohet nga Napoli, ndërsa për shërbimet e tij nuk mungon interesimi i skuadrave të ndryshme, madje disa prej tyre me mjaft suksese e traditë.
Hysaj nuk ka arritur që te Napoli të bindë trajnerin Carlo Ancelotti, prandaj largimi duket i pashmangshëm,
Mbrojtësi shqiptar është i kërkuar nga Atletico Madrid, Chelsea dhe Manchester United.
Mirëpo, së fundi në “luftë” për Hysajn është inkuadruar edhe Roma, madje duket si zgjidhja më e mundshme.