Xhaka: Kjo nuk është hera e parë...

Futboll

Xhaka: Kjo nuk është hera e parë...

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:12
Xhaka: Kjo nuk është hera e parë...

Futbollisti Granit Xhaka është i gatshëm ta marrë shiritin e kapitenit të Arsenalit, edhe pse thotë se ky nuk është prioritet i tij. Mesfushori kosovar ndihet i lumtur që është bërë njëri prej liderëve të klubit anglez.

Granit Xhaka është i lumtur që është bërë lider në Arsenal edhe pse nuk e ka marrë shiritin e kapitenit. Sezonin e kaluar, futbollisti kosovar ishte në listën e kapitenëve përkrah lojtarëve si Laurent Koscielny, Aaron Ramsey, Petr Cech dhe Mesut Ozil.

“Nuk ka të bëjë gjithçka me shiritin ne dorë. Ne duhet të punojmë mirë së bashku në fushë dhe jashtë fushës, të gjithë lojtarët bashkërisht”, ka thënë Xhaka.

“Nëse klubi dhe trajneri ma japin shiritin, do të isha i lumtur natyrisht. Do të isha mjaft i lumtur, sepse kjo është diçka speciale. Por, kjo nuk është hera e parë (të jem kapiten), sepse kam qenë kapiten atje, isha më parë kur kam luajtur në Gjermani dhe në ekipin kombëtar po ashtu”, ka shtuar Xhaka.

“Lidershipi ynë është përmirësuar sezonin e kaluar, por kjo nuk është diçka që mund ta ndryshosh për një ditë. Nevojitet kohë dhe sipas meje, ne po shkojmë në rrugë të mbarë për të krijuar diçka speciale në ekip”, nënvizoi përfaqësuesi zviceran.

“Për të gjithë ne, sezoni i kaluar ishte diçka e re. Ne kishim shtab të ri teknik dhe na duhej t’i mësonim idetë e reja nga trajneri, mendoj se e bëmë mirë këtë”, shprehet Xhaka.

“Ne humbëm në finale të Europa Leagues, një ndeshje e madhe për ne, por ishte viti ynë i parë së bashku. Ky është viti i dytë për ne së bashku dhe mezi pres ta kemi një sezon më të mirë se ai paraprak”, ka përfunduar Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat