Ky njeri ia hapi derën Kurtit kur e dëbuan në vitin 1999 

Futboll

Ky njeri ia hapi derën Kurtit kur e dëbuan në vitin 1999 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:26
Ky njeri ia hapi derën Kurtit kur e dëbuan në vitin 1999 

Vitet e 90-ta, sidomos pranvera e vitit 1999 nuk do të shlyhet nga kujtesa e asnjë shqiptari, për dhunën që përjetuan nga barbarët serb.

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, kujton at periudhë dhe emocionohet shumë, por nuk e harron edhe njeriun që në ditët më kritike ia hapi derën.

“Dëbimi me dhunë dhe vrasjet ishin të pashmangshme në Kosovë gjatë luftës me Serbi!
Profesor Viktor Gjoni nga Puka me hapi derën e shtëpisë, me mbajti në shtëpi me të gjitha, me muaj! Në atë kohë Profa Viktor ishte trajner i Tërbunit dhe njëkohësisht u stërvitsha me Tërbunin e Pukës! 

Që nga viti 1999 -2019 tani mbajmë miqësi në rrjete sociale apo telefon, dje u takuam për herë të pare mbas 20 vite, ishte ndjenjë e veçantë që takova mikun i cili me ndihmoi kur kisha shumë nevojë!

Dje kishim takimin e parë në Tiranë pas 20 viteve, unë isha me familje profesori Viktor me djalin Erindin (Rindi) të cilët prapë me ndihmuan kur makina ime u fikë dhe nuk u ndizte dhe i thash: Prof, kjo po i bien që gjithherë duhet të me ndihmosh, me shaka kuptohet. 

Sepse ne kishim lënë takim dite më parë ‘Miku i mirë në Ditë të vështira’. Me futbollin kam mësuar shumë gjëra. 
Kur jam me të, njoh njerëz të rinj, provoj gjëra të reja dhe argëtohem kudo që shkojmë. Miqësia me të më ka ndryshuar jetën në kuptimin e plotë të fjalës. 
Për Profesor Viktor Gjonin dhe Pukejanët mund të shkruaj libër edhe pak me duket! 

Megjithatë dua ta falënderoj profesorin Viktor Gjonin, trajnerin për mirësinë ndaj meje dhe gjithë familjen e tij nga zemra për të gjitha herë ju jam mirënjohës, kurrë nuk do i harroi dhe kur të më jepet mundësia do t’i takoi me dëshirën më të madhe. Profesor Viktor Gjoni faleminderit për gjithmonë”, shkruan Kurti, ish futbollist i Trepçës, Prishtinës, Besianës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat