De Laurentiis: Nuk e kuptoj arsyen e Bayernit

Futboll

De Laurentiis: Nuk e kuptoj arsyen e Bayernit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:45
James

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, është shprehur i pakënaqur me refuzimin e Realit për të lejuar ardhjen e James Rodriguez në klubin italian në formë huazimi.

Ai tha se është i shumë i mërzitur për këtë gjë, pasi dëshiron të dijë se si do të përshtatet kolumbiani në Napoli.

“Nuk e kuptoj arsyen pse Bayern mund ta mbajë James-in si huazim për dy vjet dhe ne nuk mundemi. Dua ta di se si ai do të luante nën urdhrat e Carlo Ancelottit para se të shpenzojë 42 milionë euro për të.

Nëse James do të vijë si huazim, askush nuk do të thotë jo, pasi ne mundemi të blejmë ndonjë lojtar tjetër, i cili mund të shënojë 30 gola pranë Arkadiusz Milik”, tha presidenti i napolitanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat