Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar adoleshentin – Mason Greenwood pas fitores së Manchester United ndaj Leeds.
17 vjeçari shënoi golin e parë në fitoren e ‘Djajve të Kuq’ ndaj Leeds me rezultatin 4-0.
“Ne jemi të kënaqur me golin që ai e shënoi”, tha trajneri norvegjez.
“Është e rëndësishme për sulmuesit që të shënojnë gol, edhe pse e kemi thënë, dhe ne e dimë që ai është i aftë të shënojë gola, por ky gol i parë është ndoshta do ta motivojë atë.”
“Unë mendoj se ka lëvizje dhe është mjaft i zgjuar. Ai do të jetë një lojtar shumë i mirë. Ai mund të startojë edhe në ndeshjet tjera, do ta testojmë”, përfundoi ai.