Atletico Madrid gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e Kevin Trippier nga Tottenham Hotspur.
Mbrojtësi anglez do të zëvendësojë Juanfran, në pozitën e krahut të djathtë.
28 vjeçari është një nga shumë transferimet e finalizuara këtë verë nga Atletico Madrid.
Diego Simeone po synon ndërtimin e një skuadre që do ta sfidonte Barcelonën dhe Real Madridin në sezonin 2018/2019.
Për ta bërë këtë, Simeone është në kërkim edhe të dy transferimeve të reja te Atletico Madrid, përfshirë edhe James Rodriguezin e Real Madridit.
Se si mund të duket Atletico në sezonin e ri, mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme:
Oblak, Trippier, Gimenez, Mario Hermoso (po punohet në transferimin e tij), Lodi, Marcos Llorente, Saul Niguez, Koke, James Rodriguez *, Joao Felix dhe Alvaro Morata.