Barcelona në telashe të mëdha nëse e transferon Neymarin

Futboll

Barcelona në telashe të mëdha nëse e transferon Neymarin

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:58
Neymar

Transferimi 120 milionësh i Antoine Griezmannit nuk e ka ndaluar Barcelonën që të bëjë lëvizje për Neymarin.

Sipas “Marca”, blaugranët janë të dëshpëruar të gjejnë një mënyrë për ta rikthyer brazilianin në “Camp Nou”, derisa lojtari e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet.

Por tentativat e Barcelonës për ta sjellur Neymarin janë turbulente për shkak të situatës aktuale financiare të klubit.

Barça tashmë ka shpenzuar 225 milionë këtë verë, duke transferuar Griezmannin, Frenkie de Jongun, Neton dhe Marc Cucurellan.

Largimi i vetëm nga “Camp Nou” ka qenë kalimi i Sergi Palencia te Saint Etienne për disa milionë euro.

Largimet e Jesper Cillessenit, Denis Suarezit, Andre Gomesit dhe Marc Cardonasit të gjithë llogariten si largime të vitit të kaluar.

Dhe rikthimi i Neymarit nuk do të ishte aspak i lirë, me brazilianin që vlerësohet të kushtojë rreth 175-200 milionë euro.

Pra, katalunasit shumë lehtë do ta gjenin veten në deficit prej 400 milionë eurove nëse arrijnë marrëveshje me Neymarin.

Sipas rregullave të FIFA-s, diferenca mes shpenzimeve dhe shitjeve nuk mund të kalojë mbi 100 milionë euro, kështu që Barça duhet të bëjë 300 milionë euro shitje mes të tashmes dhe 30 qershorit të vitit të ardhshëm.

Disa lojtarë janë lidhur me largime, por prapë do të jetë e vështirë të grumbullohen 300 milionë euro brenda më pak se një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat