"Asi" francez drejt Spanjës!

Futboll

"Asi" francez drejt Spanjës!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:19
Nabil Fekir

Lyon është duke humbur fantazistin Nabil Fekir, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020 dhe i cili ka deklaruar se nuk do të rinovojë. Kështu, klubi francez, duke e ditur se nuk mund ta shtrëngojë më shumë "lakun", mund të pranojë ofertën e majme që Betis Sevilla i ka bërë: 7 mln euro rrogë në sezon.

Lajmi është bërë i ditur nga "El Mundo Deportivo". Tani duhet gjetur akordi me Lyon, që shpreson të përfitojë një shumë rreth 25 mln euro për kartonin e Fekir, duke qenë se më shumë askush nuk do të afronte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat