Mbrëmje e mallkuar për shqiptarin, i kuq dhe eliminim me penallti!

Futboll

Mbrëmje e mallkuar për shqiptarin, i kuq dhe eliminim me penallti!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:29
Pamje nga ndeshja

Mbrëmja e Champions League u ka buzëqeshur shumë skuadrave dhe ka hidhëruar shumë të tjera, mes tyre edhe ekipin e futbollistit të kombëtares, Herdi Prenga. Po flasim për FC Riga, ekip letonez, që  në "Sconto Stadium" ka barazuar 0-0 ndaj Dundalk pas 120 minutash lojë, duke u eliminuar më pas me penallti.

Në fakt, pikërsisht skuadra kampione e Irlandës do të përballet në turin e dytë të Champions League me Qarabag, skuadra azere që eliminoi Partizanin me fitoren 2-0 në Baku.

Pas 0-0 në Irlandë, Riga besoi shumë se suksesi ose kualifikimi do të vinte në shtëpi, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë, pasi irlandezët u mbrojtën dhe arritën ta çonin ndeshjen në shtesë.

Aty ku Herdi Prenga, mbrojtësi i kombëtares, që luante me Inter Zapresic dhe u transferua ne Letoni pikërisht në shkurt të këtij viti, do të merrte karton të kuq në minutën e 111 (e verdha e dytë).

Në fushë ishte edhe një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, mesfushori brazilian i Kastriotit, Roger. Te penalltitë, Riga gaboi deçiziven dhe Dundalk fitoi 5-4. Fantastik portieri brazilian Roger i Dundalk.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat