Trajneri i Partizanit "imiton" Sarrin në... justifkime! - Bota Sot
Trajneri i Partizanit "imiton" Sarrin në... justifkime!

Futboll

Trajneri i Partizanit "imiton" Sarrin në... justifkime!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:35
Partizani, Qarabag

Eliminimi i Partizanit përballë Qarabag në turin e parë të Champions League ishte i hidhur për nga mënyra se si erdhi, sidomos me rastin që të kuqtë patën për të barazuar ndeshjen në 1-1 në Baku, përpara se ekipi i Gurbanov të shënonte golin e dytë.

Pas ndeshjes, trajneri italian Franco Lerda komentoi këtë humbje duke thënë se "rastet tona i patëm, 3-4, por nuk finalizuam. Ndërsa, ata shënuan, sepse janë një ekip me cilësi dhe me përdorim topi shumë herë më lart se sa ne".

Më pas, italiani gjeti një justifikim që dikur trajneri i Juventusit, Maruzio Sarri, kur drejtonte Napolin, e përdorte shpesh në konferencë për shtyp sa herë flitej për rivalitetin me ekipe që kishin buxhet më të lartë, pra faturimi dhe investimet.

Lerda përdori këtë justifikim i pyetur mbi taktikë e përdorur, pra në mbrojtje për 180 minuta, duke përfshirë të dy ndeshjet, dhe mundësia e vetme për të goditur me kundërsulm. "Kur luan me ekipe me buxhet shumë herë më të lartë, kështu është e vetmja mënyrë për të luajtur. Qarabag i uroj fat në turin tjetër, janë shumë më lart dhe teknikisht dhe në cilësi".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...