Lerda: Lojtarët u shtrydhën dhe nëse nuk e shënon atë gol

Futboll

Lerda: Lojtarët u shtrydhën dhe nëse nuk e shënon atë gol

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:10
Franco Lerda

Franco Lerda, përtej zhgënjimit nga eliminimi, i shpreh se ka diferenca të mëdha mes Partizanit dhe Qarabagut, duke nisur që nga buxheti. Ai i përgëzoi futbollistët e Partizanit, pasi, sipas tij, u shtrydhën dhe e mbajtën të hapur kualifikimin deri në fund. Sigurisht që keqardhjen më të madhe e ka për rastin flagrant të humbur nga Solomon.

“E vështirë ta thuash çfarë nuk fuksionoi, ka shumë diferenca. Ata kanë cilësi. Janë ekipe me buxhet të ndryshëm. Luftuam deri në fund, patëm një mundësi shumë të mirë. E kishim mundësinë më të mirë në 180 minuta. Nëse nuk bën ato gola, bëhet e vështirë. Në të dyja ndeshjet kemi humbur 4-5 raste. Mund të shënonim një gol me pak fat, por me diferenca të mëdha në fushë. Komplimente djemve, pasi janë shtrydhur. E kanë mbajtur lojën të hapur deri në fund. Ndeshja ishte e varur në fije të perit deri në fund.”

Golat e pësuar: Kemi mbrojtur me rregull, për thuajse 2 ndeshje, por është e natyrshme ndonjëherë kur pëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat