7 arsyet përse dështoi transferimin i De Ligt në Barcelonë

Futboll

7 arsyet përse dështoi transferimin i De Ligt në Barcelonë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 00:04
Matthijs de Ligt

Barcelona e deshi Matthijs de Ligt, por mbrojtësi holandez në fund zgjodhi Juventusin, për disa arsye të caktuar.

Përfaqësuesi i Holandës, 19 vjeç, tashmë ka mbërritur në Torino dhe ekzistojnë shtatë arsye pse ai nuk iu bashkua ish-bashkëlojtarit të Ajaxit, Frenkie de Jong, në Barcelonë.

1. Paga e tij

Barcelona nuk ka dashur t’i ofrojë atij pagë të lartë, edhe assesi një pagë shumë të lartë që ia ofroi Juventusi. Menaxheri i tij Mino Raiola kërkonte 12 milionë euro në vit dhe Barça nuk ia plotësoi këtë kërkesë.

2. Raiola kërkoi një shumë parash për vete për ta realizuar transferimin

Asnjëherë nuk është e lehtë të bësh marrëveshje me Raiolan, veçanërisht kur ai e do një pjesë të parave nga shuma e transferimit, prandaj klubi katalonas nuk deshi ta paguajë atë.

3. Kampioni spanjoll ka shumë qendërmbrojtës në skuadër

Barça nuk e kërkoi De Ligtin sepse kishte nevojë, sepse ajo tashmë i ka katër lojtar në atë pozitë, Gerard Pique, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo.

4. Nevoja që De Ligt të përmirësohet edhe më shumë

Fakti se disa persona në klubin spanjoll këmbëngulën se De Ligt duhet t’i përmirësojë disa aspekte të lojës së tij, bënë që ai të mos i bashkohej Barçës.

5. Dëshira e lojtarit

De Ligt nuk ishte shumë i përkushtuar për t’iu bashkuar Barcelonës dhe përfundimisht s’e bëri.

6. Blerja e mundshme e Neymarit

Barça nuk ka para mjaftueshëm për t’i blerë të gjitha lojtarët, prandaj fakti se klubi e pati mundësinë për ta blerë Neymarin, ndikoi që të hiqej dorë nga holandezi.

7. Këmbëngulja e Juventusit

De Ligt u shpërblye me çmimin djaloshi i artë 2018 në Torino dhe këtu nisi kontakti mes tyre.

Nga ky moment, Juventusi ka këmbëngulur dhe përfundimisht ia ka arritur qëllimit për ta rrëmbyer atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat