Atletico Madrid merr Trippier nga Tottenham Hotspur - Bota Sot
Atletico Madrid merr Trippier nga Tottenham Hotspur

Futboll

Atletico Madrid merr Trippier nga Tottenham Hotspur

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 00:58
Kieran Trippier

Atletico Madridi edhe zyrtarisht e ka blerë Kieran Trippierin nga Tottenham Hotspurt.

Mbrojtësi i djathtë anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin madrilen, e cila do ta mbajë atë në Wanda Metropolitano deri më 2022.

Atletico i ka paguar rreth 22 milionë euro për të, pro kjo shumë mund të rritet në të ardhmen për shkak të bonuseve të ndryshme për të cilat janë pajtuar dy klubet.

“Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kieran Trippier”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
“Lojtari anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Mirë se vjen Trippier në familjen Atletico. T’i urojmë të gjitha të mirat në shtëpinë e re”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...