Skuadra italiane bëhet me gjashtë futbollistë shqiptarë

Futboll

Skuadra italiane bëhet me gjashtë futbollistë shqiptarë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:45
Skuadra italiane bëhet me gjashtë futbollistë shqiptarë

Drejtori sportiv, Igli Tare, vazhdon t’i mbledh futbollistët shqiptarë në skuadrën e Lazios.

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht. Angelo Ndrecka edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Lazios, duke e shtuar në gjashtë numrin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën italiane.

17-vjeçari ka kaluar nga Chievo, që ka rënë në Serie B, derisa kishte zhvilluar një ndeshje në Kampionatin italian.17-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi te Shqipëria U-21, duke debutuar në barazimin 2:2 me Turqinë në udhëtim më 7 qershor.

Ndrecka do t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lazio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat