Neuer presion Rummenigges, deklaratë e fortë nga kapiteni

Futboll

Neuer presion Rummenigges, deklaratë e fortë nga kapiteni

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:29
Manuel Nueur

Deklarata e menaxherit të Manuel Nueur se kapiteni mund të largohet në qoftë se Bayern Munchen nuk reagon në merkato dhe nuk afron lojtarë cilësorë bëri bujë në mediet e Europës. 

Portieri ka folur pas humbjes me Arsenal-in me rezultatin 2-1 dhe është shfaqur i qetë në lidhje me merkaton. "Presidenti do që të ketë një skuadë top për sezonin e ri. Jam ende i qetë. 

"Nuk ka mbaruar asgjë. Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic nuk ka qëndruar kot në Gjermani. Kam besim te presidenti dhe jam i sigurt se do të bëjë një punë të mirë. Unë kam mendimin tim për merkaton dhe di ku duhet ta them atë. Kam folur me presidentin dhe bisedat personale nuk i nxjerrimnë medie", - u shpreh "Gardiani i portës". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat