Më i pasur se Bill Gates, pronar i ri për Milanin?

Futboll

Më i pasur se Bill Gates, pronar i ri për Milanin?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:41
Bernard Arnault

Milani nuk gjen qetësi dhe pikërisht kur dukej se gjithçka po ecte në drejtimin e duhur për ndërtimin e një klubi të vërtetë dhe solid, me emra të nivelit botëror në drejtim, tashmë vjen bomba e re mediatike, edhe pse mund të jetë thjesht një spekulim nga të shumtit në këto kohëra të turbullta për kuqezinjtë. 

Gazetari Fabio Ravezzani, i Telelombardia, shkruan: “Duket shumë konkrete pista franceze për një pronar të ri të Milanit (Bernard Arnault). Do ishte një operacion i bujshëm".

Kush është Bernard Arnaut? Praktikisht njeriu i dytë më i pasur në botë në klasifikimin e miliarderëve të planetit, i cili ka një pasuri prej 107,6 miliardë eurosh, duke kaluar kohët e fundit edhe mbretin e Microsoft, Bill Gates. 

Grupi financiar LVMH, që zotëron disa nga markat me prestigjioze në botë, i përket pikërisht miliarderit francez, i cili para disa javësh përfundoi në qendër të vëmendjes për një donacion të konsiderueshëm për rindërtimin e katedrales së Notre Dame në Paris, e djegur në 15 prill.

Natyrisht, është herët për të thënë nëse lajmi ka bazë reale, sepse fondi Elliott që zotëron Milanin kërkon ta vlerësojë klubin para se ta shesë të paktën 1 miliard euro. Përveç kësaj, pasuria personale e një pronari nuk ka vlerë në futbollin aktual, sepse Fair Play financiar nuk lejon që pronarët të shpenzojnë nga xhepi i vet për të përforcuar ekipin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat