Serbët në panik, futbollisti shqiptar mund ta bëjë shqiponjën në Beograd

Futboll

Serbët në panik, futbollisti shqiptar mund ta bëjë shqiponjën në Beograd

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:59
Serbët në panik, futbollisti shqiptar mund ta bëjë shqiponjën në Beograd

Serbët frikësohen se ky skenar mund të përgatitet edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe HJK Helsinkit.

Bëhet fjalë për Erfan Zenelin, futbollistin e Kosovës.

32 vjeçari e ka kaluar thuajse krejt karrierën në Finlandë, ndërsa shpesh ka festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Prandaj, “Telegrafi” serb e ka paralajmëruar një mundësi të tillë që Zeneli të festojë me shqiponjë nëse shënon ndaj Zvezdës.

“Legjenda e Helsinkit është një finlandez që golat i feston me shqiponjën shqiptare”, ka shkruar mediumi i njohur serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat