Zvezda dhe Beogradi frikë nga prezenca e shqiptarit të Kosovës në Marakana

Futboll

Zvezda dhe Beogradi frikë nga prezenca e shqiptarit të Kosovës në Marakana

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:25
Zvezda dhe Beogradi frikë nga prezenca e shqiptarit të Kosovës në Marakana

Se serbët janë aq propagandues të paskrupullt, më së miri e dëshmon shkrimet e fundit të mediave të tyre, duke shkarravitur se në Beograd do të vijë shqiptari nga Vushtrria e Kosovës, sulmuesi Erfan Zeneli, që luan për kampionin e Finlandës, Helsinki.

 Me 23 korrik në stadiumin “Rajko Mitiç” (Marakana) do të takohen klubi i Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Helsinki, në kuadër të rrethit eliminatorë të Champions League.  

“Kampioni finlandez ka disa lojtarë që nuk kanë lindur në vendin nga veriu i Evropës dhe njëri prej tyre është Erfan Zeneli.

Ai ka lindur në Vushtrri në vitin 1986 dhe më vonë familja e tij u transferua në Finlandë.

Ata morën shtetësinë atje, dhe Zeneli luajti gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar të Finlandës”, shkruan një faqe portali serb “srbijadanas”. Frika e këtij portalit dhe shumë mediave tjera serbe është se Zeneli mund të bëjë shqiponjën dykrenore sikur Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në Kaliningad kur Zvicra e mundi me rezultat 2:1 Serbinë, në Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2028”.

“Le të kujtojmë, sezonin e kaluar kur Zvezda ishte në fazën grupore të Champions League, Xherdan Shaqiri nuk ka ardhur në Beograd me ekipin Liverpoolit, i cili provokoi në Kupën e Botës në Rusi në fanellën zvicerane”, shkarravit ky farë portali serb.

Zvezda si klub i njohur për të keq në Ballkan së bashku me mediat tjera serbe, sigurisht se ka nisur një propagandë të fëlliqur ashtu si din ata dhe tani sulmojnë sulmuesin nga Kosova.

Serbët janë të njohur për politizimin e sportit si gjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat