Shqiptarja e Kosovës në Real Madrid - Bota Sot
Shqiptarja e Kosovës në Real Madrid

Futboll

Shqiptarja e Kosovës në Real Madrid

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:35
Shqiptarja e Kosovës në Real Madrid

Tashmë është zyrtare, Kosovare Asllani është futbollistja më e re CD Tacon, që së shpejti do të quhet Real Madrid.

Asllani do të jetë pjesë e skuadrës CD Tacon, klub që është blerë nga Real Madridi dhe do të jetë ekipi i femrave të Real Madridit nga viti 2020, raporton Insporti

Reali në muajin qershor konfirmoi se e ka blerë klubin e femrave CD Tacon për një shumë të gjysmë milioni eurove. Kjo shitje do të kompletohet më 1 korrik, 2020.

CD Tacon është themeluar në shtator të vitit 2014, derisa në maj të 2019-tës për herë të parë u inkuadrua në Primera Division.

“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocionuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi. Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, ka shkruar Asllani në rrjete sociale.

Futbollistja 29-vjeçare në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së e Manchester Cityt, derisa së fundmi ishte pjesë e Linköpings FC për dy sezone.

Në Kupën e Botës për femra, Asllani me Suedinë ishte fituese e medaljes së bronztë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...