Transferimi i Gotzes tek Bayerni, Reus tregon prapaskenat - Bota Sot
Transferimi i Gotzes tek Bayerni, Reus tregon prapaskenat

Futboll

Transferimi i Gotzes tek Bayerni, Reus tregon prapaskenat

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:24
Transferimi i Gotzes tek Bayerni, Reus tregon prapaskenat

Në vitin 2013 Mario Gotze u largua nga Dortmundi, për t'u transferuar tek rivalët e përjetshëm, të Bayern Munihut për 55 milionë euro.

Kjo lëvizje e befasoi shokun e tij Marco Reus, i cili së bashku me 27-vjeçarin ishin lojtarët më të mirë tek Dortmundit asokohe.

Në një prononcim Reus tregon për momentin kur e mori vesh lajmin për largimin e shokut të ngushtë: “Unë isha në shtëpi kur ra zilja e derës, dhe aty ishte Mario. Ai më tha personalisht se ai do të largohej nga klubi, dhe do të nisë një aventurë të re. Në atë moment unë nuk e dija se çfarë të mendoja, apo të thoja.

Në ishim një dyshe shumë e mirë, dhe nuk mund ta kuptoja vendimin e tij. Ne kishim një ekip të mirë, dhe mund të ishim akoma më të fortë së bashku. Gjithsesi ai kishte mendimet e tij dhe mua më duhej ta respektoja vendimin.”, u shpreh 30-vjeçari.

Pas tre viteve jo të mira tek Bayerni Gotze u rikthye sërisht tek Dortmundi, por nuk ishte më në formën e mëparëshme. Gjithsesi në sezonin e fundit ai shfaqi një formë të mirë, dhe të gjithë shpresojnë që ai të kthehet në formën që ishte kur u largua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...