Dallku i var këpucët në gozhdë! - Bota Sot
Dallku i var këpucët në gozhdë!

Futboll

Dallku i var këpucët në gozhdë!

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:48
Dallku i varë këpucët në gozhdë!

Mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë - 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009 me 5 gola, 3 prej tyre në Evropë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit), 1 Kupë, 1 Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 - 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).

"Dallku me Prishtinës është ndër 10 futbollistët (i 9-ti) me më së shumti paraqitje pas luftës në katër vite e gjysmë karrierë në kryeqytetin tonë. Sikurse Debatik Curri që është pensionuar nga futbolli vitin e kaluar, edhe Armend Dallkut, iu është afruar dhe do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.

Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme.

Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin Prishtina do të vazhdoj bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej", thuhet ngfa FC Prishtina.

“Kur isha kthyer nga Ukraina në Kosovë më 2016, nuk isha i vendosur se do të vazhdoja me futboll, por së bashku me Debatikun pas bisedave me kryetarin Ejupi, pata marr vendim që t’i ndihmoja për një vit klubit që të rikthente titullin pas disa vitesh mungesë. Nuk e arritëm vitin e parë. E tentuam edhe vitin e dytë. E provuam edhe vitin e tretë dhe në dy vite rresht titullin e humbëm në ndeshjen e fundit.

Dhe, kjo personalisht për mua do të jetë peng i madh në karrierën time, normalisht edhe për klubin, sepse me të vërtet, siç thuhet, kam provuat të jap atomin e fundit, si në aspektin moral, organizativ, duke tentuar të mbaj ekipin në dispozicion, sepse isha edhe kapiten i ekipit.

E ndoshta ndonjëherë, si në stërvitje, apo ndeshje, toni im ishte më i lartë kundër iks-lojtarëve. Mirëpo, duke u nisur që në jetë jam maksimalist kërkues, duke u nisur nga vetja e familja, gjithmonë kërkoj më të mirën, e që shpesh, fatkeqësisht, u kuptua që unë u bërtas futbollistëve duke e menduar se e bëja edhe me vetëdije të plotë apo dashakeqësi.

Por, parimisht, gjithmonë më i mirë është ai që të bërtet, sesa ai që gjithmonë ta bënë rrafsh. Pra, e vërteta është që gjithmonë tendenca ka qenë për t’u përmirësuar, për të arritur sukses maksimal, duke u nisur nga vetja dhe nga klubi, sepse Prishtina dihet që gjithmonë e kërkon vetëm maksimumin”, tha Dallku.

“Dua që t’i falënderoj të gjithë në klub, bashkëlojtarët, të gjithë trajnerët nga fillimi e deri te udhëheqja e klubit e posaçërisht punëtorët e klubit që gjithmonë kanë qëndruar afër lojtarëve në problemet e ndryshme e që kanë qenë të shumta e të mëdha e që publiku nuk i ka ditur dhe si çdo klub tjetër i kemi mbajtur larg syve dhe kjo qenë ndër meritat kryesore të brendësisë së një klubi”, theksoi më tej Dallku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...