Edhe një talent te Atletico

Futboll

Edhe një talent te Atletico

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:44
Edhe një talent te Atletico

Pas Kieran Trippier, Atletico e Madridit ka bërë një tjetër goditje në repartin e prapavijës, pasi ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin 24-vjeçar spanjoll. Mario Hermoso.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Espanyolit në dy sezonet e fundit dhe ka arritur të luajë për 54 takime, ndërsa pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, nënshkroi për 5 sezone me madrilenët.

Ende nuk kanë dalë detaje mbi shifrën reale të këtij transferimi, por mësohet se mbrojtësi spanjoll i ka kushtuar “Los Colchoneros” plot 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat