Rashica që po mahnit gjermanët

Futboll

Rashica që po mahnit gjermanët

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:45
Rashica që po mahnit gjermanët

Milot Rashica është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Ylli i Kosovës ka zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm me skuadrën gjerman, WerderBremen, duke i ndihmuar në plasman të mirë në Bundesliga.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Rashica të jetë titullar i padiskutueshëm duke luajtur në disa pozita dhe duke u bërë idhull i tifozëve.

Këto paraqitje kanë bërë që Rashica të ndërroj numrin 11 që e barti në edicionin e kaluar dhe të marr numrin e tij me fat.

Përveç se vazhdon t’i shfaq aftësitë e tij në ndeshje, futbollisti vushtrrias mahnit bashkëlojtarët dhe trajnerin Florian Kohfeldt në stërvitje. 

Djaloshi vushtrrias në edicionin e tij të parë të Bremeni në 30 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime.
Nga to, nëntë gola dhe pesë asistime janë shënuar në Bundesliga në 26 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat