PSG interesohet për yllin e Tottenham

Futboll

PSG interesohet për yllin e Tottenham

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:38
Danny Rose

Skuadra e Paris Saint Germain po synon të kryej edhe disa përforcime para fillimit të edicionit të ardhshëm.

PSG së fundmi janë drejtuar kah Premierliga, ku po kërkojnë për shërbimet e një mbrojtësi të majtë.

Është ‘Sky Sports News’, që raporton për interesimin e kampionëve të Ligue 1 për shërbimet e Danny Rose.

Lojtari edhe më herët ka qenë pjesë e listës së Maurici Pochettino, me lojtarët që janë të lirë për tu larguar nga Londra Veriore.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports News’, Tottenham do të kërkojë rreth 20 milionë funte për të liruar lojtarin.

Rose ishte transferuar tek Spurs në vitin 2007, për vetëm 1 milion funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat