Barcelona ofron 100 milionë euro + dy lojtarë për Neymarin

Futboll

Barcelona ofron 100 milionë euro + dy lojtarë për Neymarin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:43
Neymar

Klubi i La Ligas i ka dhënë PSG një listë prej gjashtë lojtarësh që mund të përfshihen në marrëveshje, përfshirë Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo dhe Malcom.

Identiteti i lojtarit të gjashtë ende nuk dihet.

Kuptohet që klubi francez kërkon mbi 200 milionë funte për 27-vjeçarin.

Sky Sports News raportoi të martën se Neymar i kishte thënë PSG se donte të largohej, ndërsa menaxheri i tyre, Thomas Tuchel pranoi të mërkurën se e dinte se braziliani ishte i prirur për tu larguar.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo tha javën e shkuar se Neymar mund të largohet nga PSG “nëse ka një ofertë që i përshtatet të gjithëve”, duke konfirmuar gjithashtu kontaktet me Barcelonën.

 PSG u përpoq ta bind Neymarin që të ndryshonte mendjen e tij por ai nuk heku dorë por as nuk i tregoi klubit të tij ku do donte të shkonte.

Ai u largua nga turneu i fundit i Copa America, të cilin Brazili fitoi duke mposhtur Peru 3-1 në finale, për shkak të një dëmtimi në kyç të këmbës në një miqësor kundër Katarit.

PSG transferoi Neymarin për një rekord botëror prej £ 200 milion nga Barcelona në gusht 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat