Skuadra e Juventus është e vendosur që të transferojë yllin e Manchester United, Paul Pogba.
Pasi kanë shpenzuar për shërbimet e Matthijs De Ligt, ‘Biankonerët’ nuk kanë mundësi që të paguajnë me para të gatshme për klauzolën e francezit.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Juve janë të gatshëm të ofrojnë tre lojtarë në shkëmbim për Paul Pogba.
Douglas Costa, Joao Cancelo dhe Blaise Matuidi pritet të jenë pjesë e ofertës së Juventus, shkruan ‘Corriere dello Sport’.
Ed Woodward duhet ta konsiderojë këtë ofertë mjaft të mirë nga skuadra kampione e Serie A.
Manchester United e vlerëson lojtarin me 160 milionë funte, shifër kjo që do të ishte problematike për Juventus.