Guardiola flet rreth shiritit të kapitenit tek Man City, merr vendim interesant

Futboll

Guardiola flet rreth shiritit të kapitenit tek Man City, merr vendim interesant

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:22
Guardiola

Largimi i Vincent Kompany drejt skuadrës së Anderlecht ka lënë skuadrën e Manchester City pa kapiten.

Kompany mbante shiritin e kapitenit tek Manchester City tash e disa vite, duke qenë një lider i vërtetë i skuadrës.

Mbrojtësi belg dha kontribut të madh edhe në sezonin e fundit, me kujtimin e veçantë tek goli i shënuar ndaj Leicester.

Por, lojtari arriti marrëveshje me Anderlecht pas përfundimit të sezonit, dhe Guardiola tash duhet të mendojë për kapitenin e ardhshëm, dhe këtë problem trajneri duket se nuk do ta zgjedh i vetëm.

“Ata do ta zgjedhin kapitenin kur të jemi të gjithë së bashku. Pasi ata të kthehen, do të mbajmë takimin për të vendosur kush do të jetë kapiteni” ka thënë Guardiola.

Sigurisht se favoritët për shiritin e kapitenit janë lojtarët si David Silva, Sergio Aguero apo Fernandinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat