Atl.Madrid bën shitjen më të suksesshme, pas Griezmann

Futboll

Atl.Madrid bën shitjen më të suksesshme, pas Griezmann

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:23
Griezmann

Atlético Madrid ka finalizuar këtë të enjte shitjen e dy nga tre parcelat e stadiumit të braktisur “Vicente Calderón”. Klubi bardhekuq ka arkëtuar kështu shumën e majme prej 100 milionë euro për dy parcelat e shitura, që ndodhen më pranë lumit të qytetit. Një shitje kjo gati po aq e suksesshme sa shitja e Griezmann te Barcelona, për nga shuma që ka gjeneruar klubi bardhekuq.

Tashmë klubi madrilen përgatitet të shesë edhe parcëlën më të madhe mes të trejave, të përllogaritur në sipërfaqen 28, 481 m², të vlerësuar në shumën e 80 milionë euro. Kështu, në total, shitja e stadiumit të braktisur “Vicente Calderón” me sipërfaqe totale prej 63,076 m² do të gjenerojë shumën e 180 milionë euro. 

Afërisht po aq sa kishte parashikuar klubi i Atletico Madrid, në momentin kur vendosi të largohej nga impianti pas më shumë se 50 vitesh, tashmë i destinuar për tu shembur, sipas programit, në muajin shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat