E duan Bayern e PSG, Napoli kërkon goditjen e verës - Bota Sot
E duan Bayern e PSG, Napoli kërkon goditjen e verës

Futboll

E duan Bayern e PSG, Napoli kërkon goditjen e verës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:49
Nicolas Pepe

Napoli ka ndërtuar një skuadër fantastike dhe duket sërish kërcënimi i vetëm për Juventusin në Serinë A, por i duhet edhe një goditje e madhe në sulm për të kompletuar një repart që në fakt është makineri goli edhe kështu si është.

Kohët e fundit James Rodriguez ka qenë tema e ditës, por tunduese ka qenë edhe ideja Mauro Icardi. 

Gjithsesi, tashmë Napoli po sheh alternativat dhe ka nisur të mendojë seriozisht të bëjë një goditje të bujshme, sepse po bisedon me Lille për sulmuesin Pepe.

24-vjeçari, autor i 22 golave në Ligue 1 sezonin e shkuar, është një ndër lojtarët më të kërkuar në Europë dhe Bayern, PSG e Liverpool kanë tentuar disa herë të ulin çmimin e sulmuesit, i vlerësuar 90 milionë euro, por më kot.

Tani Napoli tenton dhe ofron sulmuesin Ounas, i cili i pëlqen Lilles, ndaj çmimi i Pepe do të ulej në 50-60 milionë plus Ounas. Napoli është gati, problemi është se Pepe pret ende PSG, dëshira e tij e vërtetë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...