E "çuan" edhe te Milani, mesfushori i Fulhamit përfundon në Turqi - Bota Sot
E "çuan" edhe te Milani, mesfushori i Fulhamit përfundon në Turqi

Futboll

E "çuan" edhe te Milani, mesfushori i Fulhamit përfundon në Turqi

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:22
Prezantimi

Ditët e fundit një ndër emrat që u përfol se ishte shumë pranë Milanit ishte mesfushori Jean Michael Seri, i cili ishte nxjerrë në shitje nga Fulhami pas rënies nga Premier Liga.

Klubi londinez e bleu për 30 milionë euro nga Nica verën e shkuar, shifër e ekzagjeruar, ndërsa këtë verë kërkonte blerës, por asnjë klub nuk ofronte aq shumë, edhe pse në skenë doli edhe emri i Milanit, që nuk dihet a e donte realisht.

Tani mesfushori me tipare mbrojtëse firmos në Turqi, sepse Fulham e ka huazuar për një vit te Galatasaray, për 1.5 milionë euro.

28-vjeçari, 32 ndeshje sezonin e fundit, do të fitojë 2.8 milionë euro për një sezon, ndërsa Galatasaray do të ketë kohë deri në 1 qershor 2020 për ta blerë për 18 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...