“Kosova është Serbi”, mesazhi i tifozëve të skuadrës që e ka rival kampionin e Kosovës - Bota Sot
“Kosova është Serbi”, mesazhi i tifozëve të skuadrës që e ka rival kampionin e Kosovës

Futboll

“Kosova është Serbi”, mesazhi i tifozëve të skuadrës që e ka rival kampionin e Kosovës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:46
“Kosova është Serbi”, mesazhi i tifozëve të skuadrës që e ka rival kampionin e Kosovës

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, do të ketë punë me Slovan Bratislavan në rrethin e dytë eliminator për garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës, pasi si klubi i Kosovës, ashtu edhe ai sllovak u eliminuan nga rrethi i parë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Feronikeli pësoi me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet (2:3).

Në anën tjetër, Bratislava kishte një eliminim të dhimbshëm në rrugën për t’u kualifikuar në garën më prestigjioze evropiane për klube, pas humbjes 3:2 ndaj Sutjeska në ekzekutimin e penalltive.

Gjatë një ndeshjeje të zhvilluar të Slova Bratislava më 7 prill të këtij viti, tifozët e kësaj skuadre brohoritnin në kor kundër Kosovës.

Mandej ata e quanin Kosovën pjesë të Serbisë me këto fjalë:

“Pra, degjoni mirë djalin tuaj,

Më e keqja është falja e atdheut,

KOSMET (Kosovo i Metohija)

Toka e perjtshme është e jona

Kosova vendi i shejtë i srb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...