Pefqeli: Nuk jam pjesë e FC Prishtinës 

Futboll

Pefqeli: Nuk jam pjesë e FC Prishtinës 

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:56
Pefqeli: Nuk jam pjesë e FC Prishtinës 

Futbollisti Mërgim Pefqeli largohet edhe zyrtarisht nga skuadra më e trofeshme në vendin tonë, FC Prishtina.

“Nga tani e tutje nuk do të jem pjesë e ekipit të Prishtinës. Falënderoj  kryesinë, stafin dhe shokët e ekipit me të cilët kam punuar gjatë këtyre dy sezoneve që kam qenë këtu, ku kemi kaluar sfida dhe gëzime së bashku.

Fjalët e fundit janë të dedikuar posaçërisht për të gjithë ju mbështetësit e Prishtinës (‘Plisat’), faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin”, ka shkruar Pefqeli, i cili ka kaluar një periudhë shumë të mirë me Prishtinën, nënkampion i Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat