Neymar i jep një sinjal Barcelonës

Futboll

Neymar i jep një sinjal Barcelonës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:52
Neymar i jep një sinjal Barcelonës

E ardhmja e Neymarit nuk dihet ende, pasi braziliani nuk ka pranuar të dalë në stërvitje me PSG-në, ndërsa kalimi te Barcelona është shumë i komplikuar. Ylli i ekipit ka lëshuar një tjetër sinjal dashurie për ekipin katalanas dhe kapitenin Lionel Messin.

“Askush tjetër nuk do të jetë si Messi. Ai është më i miri në botë, më i miri që unë kam parë duke luajtur. Së bashku formonin një dyshe spektakolare, përfekte. Të luaja përkrah tij në fushë ishte një kënaqësi dhe një nder për mua”, ka thënë braziliani.

Messi kërkon që të rikthejë në “Camp Nou” brazlianin. Argjentinasi u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të sakrifikojnë për ish-lojtarin e tyre.

Afrimi i Antonie Griezmannit i vështirëson shumë punët, pa harruar faktin se PSG kërkon që të paguhen minimalisht 222 milionë euro. Francezët kanë refuzuar të gjitha ofertat e kombinuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat