Man City me një transferim të madh nga Barcelona - Bota Sot
Man City me një transferim të madh nga Barcelona

Futboll

Man City me një transferim të madh nga Barcelona

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:29
Pep Guardiola

Manchester City po shikon mundësinë e transferimit të Samuel Umtitit.

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, mund të transferohet në Premierligë, te skuadra e Manchester City.

‘Le10sport’ raporton se kampionët e Premierligës janë duke shikuar mundësinë e transferimit të reprezentuesit francez.

Barcelona i ka vendosur Umtitit çmimin prej 60 milionë euro, por besohet se do të pranonte edhe një ofertë që kap 50 milionë euro.

City janë duke shikuar mundësinë e një marrëveshje të mundshme me Barcelonën, por që ende nuk kanë bërë një ofertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...