Ajax nënshkruan me pasuesin e de Ligt, kushton 17 mln euro!

Futboll

Ajax nënshkruan me pasuesin e de Ligt, kushton 17 mln euro!

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:34
Matthijs de Ligt

Ajax ka lëvizur menjëherë në merkato, pak ditë pasi Matthijs de Ligt mbërriti në Torino, për t’u bërë lojtar i Juventusit, klubi holandez njoftoi akordin me Club America, për të marrë kartonin e mbrojtësit Edson Alvarez.

Alvarez është 21 vjeç dhe do të firmosë kontratë deri në vitin 2024 me klubin holandez, teksa Ajax pagoi 17 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Sezonin e tij të fundit në kampionatin meksikan, Alvarez ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke u aktivizuar në 34 ndeshje, me plot 2699 minuta në këmbë dhe 3 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat