Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League - Bota Sot
Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League

Futboll

Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:08
Manchester United

Ndërkohë që transferimi i Romelu Lukaku te Inter duket tashmë vetëm çështje kohe, drejtuesit e Manchester United mësohet se kanë gjetur zëvendësuesin e belgut. Raportimet nga mediat bëjnë me dije se “Djajt e Kuq” kanë nisur një sulm për të “rrëmbyer” nga Arsenal, sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Referuar të njëjtave burime, Manchester United ka bërë tashmë te Arsenal ofertën e parë prej € 69 milionë për Aubameyang, me “Topçinjtë” që gjithsesi nuk synojnë shitjen e sulmuesit. Nga ana tjetër, trajneri Unai Emery është i uritur për fonde dhe 69 milionë euro më shumë në buxhetin e tij, mund të jenë tunduese për teknikun e “Topçinjve”. 

Pierre-Emerick Aubameyang ishte blerja e fundit e Arsene Wenger në cilësinë e trajnerit të Arsenal. Një blerje që ka justifikuar investimin, me futbollistin e përfaqësueses së Gabon që realizoi vitin e kaluar 22 gola në Premier League, për të kryesuar klasifikimin e golashënuesve, përkrah yjeve të Liverpool, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...